Sport

Ajeti e fillon mirë te Torino (Video)

Arlind Ajeti e nisi si titullar sezonin në radhët e Torinos edhe pse bëhet fjalë thjesht për një ndeshje miqësore.

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, që u transferua vetëm pak javë më parë në radhët e skuadrës “Granata”, ka besimin e trajnerit Sinisa Mihajlovic, i cili tashmë e shikon si pjesë të formacionit të parë edhe pse deri në fillim të sezonit mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Lojtari kuqezi e nisi miqësoren kundër Casateserogoredos që nga minuta e parë në një formacion me 4 mbrojtës ku ai mbuloi pozicionin qendror.

Paraqitja e 23-vjeçarit u veçua si mjaft pozitive, pasi Ajeti ashtu si edhe shokët e tjerë të repartit të mbrojtjes mbyllën çdo hapësirë duke i ofruar siguri trajnerit serb.

Ashtu si e gjithë pjesa tjetër e skuadrës, në fraksionin e dytë Ajeti u zëvendësua duke i lënë vendin zgjedhjeve të tjera të Mihajlovic i cili kërkon të zgjidhë sa më shpejt dilemat në qendër të mbrojtjes. Takimi i parë miqësor i fazës përgatitore përfundoi me rezultatin 11-0 në favor të ekipit torinez