Teoricieni i konspiracioneve Mike Hughes është zotuar të heshtë dyshuesit e tij duke nisur një “anijen kozmike” në qiell, me shpejtësi prej 800km/h, për të provuar se Toka është e sheshtë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtunën, më 3 shkurt, 61-vjeçari do të përpiqet të përfundojë misionin e tij për të zbuluar se bota nuk është në formën e sferës që ne dimë.
Në një video të publikuar, ju shihni një kalim kohe të Mike-it duke ngjyrosur “anijen kozmike” e tij të dashur, në përgatitje për fluturimin.
Por kjo nuk është përpjekja e tij e parë.
Në nëntor të vitit 2017, ai njoftoi planet që ai do të niste veten në mbi 1.800 metra mbi një pronë publike në Kaliforni, SHBA, për të marrë një fotografi ajrore të Tokës.
Por përpjekja e tij ishte jetëshkurtër pasi me gjasë Byroja e Menaxhimit të Tokës me sa duket e ndaloi atë të përfundonte nisjen.
Por Mike nuk është ndalur dhe tani ka ndërtuar një “anije kozmike” të re për të përfunduar punën.
Ai ka në plan të ngrihet nga Amboy, California, me një nisje vertikale, për të shmangur pronën e BML.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Mike, përmes një postimin në rrjetet sociale, pas së cilës ka marrë edhe mesazhe të përziera, që nga ata që i kanë ofruar mbështetje, deri tek disa që e kanë quajtur “të çmendur”. /Telegrafi/