Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se në “Rrugën B” janë duke përfunduar punimet për projektin “Bllok pas Blloku”.
E ky projekt, Ahmeti ka thënë se është dizajnuar nga fëmijët kreativ përmes “Minecraft”.
“Para përfundimit. Në fillim të rrugës B te banesat e bardha po përfundojnë punët në projektin Bllok pas Blloku. Përkujtim: këtë projekt e kanë dizajnu fëmijët kreativ përmes Minecraft”, ka shkruar ai.
Më poshtë i shihni fotot se si do të duket kjo pjesë e kësaj lagje në kryeqytet./Indeksonline