Aktuale

Ahmetaj: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

Mimoza Ahmetaj, ministrja për Integrime Europiane ka thënë se në dialogun me Serbinë do të diskutohen të gjitha temat e ndjeshme për Kosovën.

“Në dialogun me Serbinë do të diskutohet edhe për çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, fondet e sigurimeve sociale, pensionet e kosovarëve”, njofton Klan Kosova.

Këto komente Ahmetaj i ka bërë në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës”

Ahmetaj ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë pasi vetëm kështu Kosova mund të shkojë drejt integrimeve europiane.

the authorE B