Këtë të hënë ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Trepçës, Ahmet Tmava.
Tmava ka dhënë arsyet e dorëheqjes së tij për Klankosova, ku akuzon edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për pengesë në kryerjen e detyrave.
“Jemi në një vakuum ligjor, qe 17 muaj nuk po funksionalizohet Ligji për Trepçën për kaq kohë nuk ka një bord”, citohet të ketë thënë ai.
“Edhe ministri Valdrin Lluka më ka penguar në të drejtën për ta kryer detyrën time sipas përgjegjësive që kam pasur, prandaj jap dorëheqje”.