ShowBiz

Aguilera dhe Pink kanë incizuar duet fshehurazi duke i lënë pas zënkat nga e kaluara

Pink dhe Christina Aguilera e kanë lënë prapa zënkën e tyre 16 vjeçare në mënyrën më të mirë të mundshme – duke bashkëpunuar.

Dy këngëtaret e kanë incizuar një duet së bashku, i cili do të jetë pjesë albumit të ri të Aguileras.

“Kemi bërë një duet për albumin e saj dhe nuk e di se kur do të dalë, por është fantastik”.

“E kemi realizuar para dy vitesh, prandaj nuk më kujtohet titulli, por ajo është e mahnitshme”, ka thënë Pink për The Sun.

38-vjeçarja ka pranuar se ishte detyruar ta mbronte veten kur fansat ishin përpjekur që ta ringjallnin zënkën mes tyre.

Dy këngëtaret i kishin prishur raportet në vitin 2001 gjatë incizimit të këngës “Lady Marmalade” për filmin “Moulin Rouge”.

Pink madje kishte thënë se 36-vjeçarja Christina asokohe kishte dashur ta godiste.

Sidoqoftë, tash e kanë lënë gjithçka prapa dhe fansat mezi e presin duetin e tyre. /Telegrafi/

the authorE B