Sulmuesi Sergio Aguero duket se do të mbetet tek Manchester City.
Sipas mediave angleze, argjentinasi nuk do të largohet nga ‘qytetarët’, shkruan KosovaPress.
Aguero ditëve të fundit ka qenë i lidhur me largimin nga ‘Etihad Stadium’, por thuhet se lojtari do të mbetet në skuadrën e Pep Guardiolas, të paktën edhe këtë sezone.
Argjentinasi monitorohet nga disa top-klube evropiane. /KosovaPress/