Agnesa Vuthaj si gjithnjë sigurohet që të lë gjurmë me dukjen e saj.
Bukuroshja e cila dikur ishte Miss Kosova, tash njihet si një ndërmarrëse shumë e suksesshme.
Ajo udhëheqë brendin e saj të veshjeve, ku sigurohet që të jenë trendet e fundit të veshjeve.
Së fundmi bukuroshja ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ku duket mjaft tërheqëse dhe me plotë stil, shkruan Gazeta Express.
Për grimin e bukuroshes është përkujdesur grimerja e njohur, Sellma Kasumoviq.
Rikujtojmë se Agnesa vazhdon te jetë single. /GazetaExpress/.