Sport

Agjenti: Vetëm këto katër skuadra mund ta transferojnë Mbappen

Pascal Boisseau ka thënë se sulmuesine Monacos, Kylian Mbappen mund ta transferojnë vetëm Barcelona, Real Madrid, Manchester City dhe United
Agjenti i Kylian Mbappe tha se për momentin janë vetëm katër skuadra në botë që mund të përballojnë transferimin e francezit.

Ai madje tha se edhe nëse qëndron në Monaco dhe luan dobët edicionin e ardhshëm, sërish skuadrat do të ofronin 100 milionë euro për të.

“Janë vetëm katër klube në botë që mund të përballojnë Mbappen, Barcelona, Real Madrid, City dhe United”, tha agjentin Boisseau për L’Equipe.

Por, ai tha se do të ishte gjëja më e keqe për Mbappen nëse largohet nga Monaco, sepse nuk do të ishte mirë për zhvillimin e tij. /Express/