Sport

Agjenti i Payet: Gazetari i ‘The Sun’ e ka montuar deklaratën e klientit tim – ai po gënjen

Agjenti i Dimitri Payet ka thënë se intervista e klientit të tij e publikuar në ‘The Sun’ se do të qëndrojë ‘100 %’ te West Hami, është e montuar

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Dimitri Payet nuk do të largohet nga klubi anglez. Sipas ‘The Sun’, këto ishin fjalë të vetë lojtarit francez, i cili shkëlqeu në Euro 2016 dhe kërkohet nga shumë klube Evropiane.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë agjenti i lojtarit, që ka thënë se deklarata është e montuar.

“Jam i suprizuar me ato deklarata sepse Payet nuk ka dhënë intervistë për asnjë medium”, tha ai për Daily Mail.

“Payet po i shijon pushimet, i meriton ato – ka nevojë për diçka të tillë pas humbjes në finale”, shtoi agjenti i lojtarit.

“Deklaratat për të ardhmen e Payet janë vetëm në imagjinatën e gazetarit, i cili duhet të përgjigjet”, përfundoi agjenti i Payet.