Aktuale

Agjencia Antikorrupsion ngatërron formularin e pasurisë së Behgjet Pacollit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për vitin 2018, por me një gabim të madh. Pasuria e njeriut më të pasur në Kosovë, Behgjet Pacollit, nuk figuron në listën e deklarimeve të vitit 2018.
Njeriut i pasur në Kosovë, Behgjet Pacolli duket sikur s’ka bërë deklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasi të njëjtit, nuk i publikohet dokumenti për deklarim.

Në emër të zëvendës kryeministrit të parë, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, del dokumenti i gjyqtarit Raif Fazliu.

Fazliu është gjyqtar në Gjykatën Themelore të Gjilanit , në Degën e saj në Viti.

E për Behgjet Pacollin me sa duket, sivjet Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ka publikuar të dhëna.

Express ka kontaktuar edhe me AKK’në, por përmes telefonit, ata thanë se janë në pauzë dhe për të diskutuar për këtë çështje, kërkuan që të kontaktojmë sërish më vonë./Express/

the authorE B