Padyshim se ata janë njëri ndër çiftet më simpatik në estradën shqiptare.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Blero dhe të fejuarën e tij modelen dhe blogeren e njohur Afrona Dika, transmeton Gazeta Express.
Blero dhe Afrona çdo ditë e më shumë po e shprehin dashurinë e madhe që ata e ndjenjë për njëri-tjetrin.
E së fundmi është kjo Afrona e cila në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet duke e puthur në faqe Bleron.
Madje ajo ka shkruar edhe disa fjalë shumë të bukura për të.
“Të dua burri im, shoku im i ngushtë, shpirti im binjak, protektori im”, ishin këto fjalët që kishte shkruar Afrona sipër fotografisë.
Kujtojmë se çifti i famshëm javë më parë ishin në pushime së bashku në Singapore ku kaluan momente shumë të bukura./Gazeta Express/