ShowBiz

Afrona në pushime luksoze, por ajo është mërzitur shumë për dikë

Këto ditë modelja dhe blogerja e njohur Afrona Dika është në qendër të vëmendjes së publikut dhe medieve rozë.

Kjo për faktin pasi që e fejuara e këngëtarit të njohur Blero, po shfaqet tejet seksi nga pushimet, transmeton Gazeta Express.

Ka pothuajse një javë që çifti i njohur kanë shkuar në pushimet e tyre luksoze.

Larg nga angazhimet, larg nga gjithçka.

Por, dyshja e njohur janë mërzitur për dikë. Ishte Blero i cili një ditë më parë kishte publikuar një fotografi të vajzës së tij Tarës, ku shkruante se po i mungon shumë.

E për dallim nga Blero, Afronës po i mungon qeni i saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë Afrona përmes një fotografie që ka publikuar në llogarinë e saj në instastory.

“Më mungon Bebi Kiki”, kishte shkruar Afrona.

Kujtojmë se arsyeja pse çifti nuk ishin prezent në dasmën e moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labi, ishin pikërisht këto pushime./Gazeta Express/

the authorE B