ShowBiz

Afrona e bën këtë edhe gjatë vozitjes (Foto)

Modelja dhe blogerja e njohur Afrona Dika dhe i dashuri i saj këngëtari i njohur Blero , janë shumë të përfolur në mediet rozë.

Çfarëdo që ata bëjnë bie në qendër të vëmendjes, transmeton Gazeta Express.

Ata çdo herë përmes rrjeteve sociale, tregojnë për fansat e tyre se sa shumë e duan ata njëri-tjetrin.

Afrona përveç që është e dashuruar në Bleron, ajo si duket i dëgjon shumë këngët e të dashurit të saj.

Së fundmi Afrona në profilin e saj në Instastory ka publikuar një video ku shihet duke rrugë duke vozitur.

Mirëpo ajo tregon se është duke dëgjuar këngën “154” të Bleros të cilën e ka në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ramadan Krasniqi-Dani.

“Zëri më i mirë që kam dëgjuar”, kishte lënë mbishkrim Afrona.

Çifti i njohur kohë më parë, kishte lënë dyshimë për një ndarje të mundshme, pasi ishte vetë Afrona ajo e cila pothuajse kishte fshirë të gjitha fotografitë që kishte me Bleron në Instagram.

Për një kohë të gjatë ata kishin lënë kështu dyshime tek fansat e tyre. Madje shumë shpesh lëshonin edhe “kunja” për njëri-tjetrin.

Mirëpo pas kësaj, ata në rrjetet sociale u kthyen fuqishëm duke shprehur dashurinë që kanë.

Këngëtari i njohur Blero së fundmi ka publikuar edhe projektin e tij më të ri “Për ty”, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Muharrem Ahmeti. /Gazeta Express/

the authorE B