Qendra për Menaxhimin e Krizave në Rusi raportoi se gjatë 24 orëve në këtë shtet janë shënuar edhe 5,841 raste të reja të koronavirusit.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetit me sipërfaqen më të madhe në botë shkoi në 99,399 persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe 108 viktima dhe në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Rusi shkoi në 972.
Shifrat e rasteve të reja me Covid-19 janë rritur më të madhe gjatë muajit prill, pavarësisht masave të rrepta kundër përhapjes, që janë marrë nga qeveria qendrore dhe autoritetet lokale të Moskës, ku ka më së shumti të infektuar.
Ndonëse shkalla e infektimit ditëve të fundit është rritur, Rusia ende mbetet shtet me numër të vogël të viktimave, nëse krahasohet me shtetet perëndimore, përfshirë Italinë, Spanjën apo Francën.