Rajon & Botë

Afganistan: I prejnë dorën për vjedhje

Zyrtarët afganë njoftojnë se talebanët e kanë kryer edhe një sulme tjetër të tmerrshëm ndëshkues në bazë të interpretimit të tyre të ligjit islam duke ia prerë dorën dhe këmbën një hajni të dyshuar.

I riu akuzohej për vjedhje në një zonë të largët në perëndim të provincës Herat, e cila kontrollohet nga kryengritësit, transmeton Express.

Zëdhënësi i kësaj provincë, Gulam Jilani Farhad, ka thënë se incidenti ndodhi sot në rrethinën Obe. Ai njoftoi se i riu i gjymtuar nga talebanët, Ghulam Farooq, tash po trajtohet në spitalin e Herat dhe nuk është në gjendje rreziku për jetë./Express/

the authorE B