Rajon & Botë

Aeroplani me 140 pasagjerë del jashtë pistës, përfshihet nga zjarri (Video)

Një aeroplan Boeing 737 i “Peruvian Airlines” me 141 pasagjerë në bord ka dalë jashtë pistës, duke shpërthyer në flakë pas uljes në aeroportin Francisco Carle në Jauja, Peru.

Siç shkruajnë mediat e huaja, aeroplani Boeing 737-300, ishte i përfshirë në një aksident dhe mori flakë pas uljes në aeroportin e Francisco Carle rreth 4:30 sipas kohës lokale, informatë kjo e konfirmuar nga kompania.

Për fatin e mirë, sipas kompanisë, të 141 pasagjerët që ishin në bordin e fluturimit, asnjëri prej tyre nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë, duke shtuar se të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt nga aeroplani.

Së paku 26 veta, duke përfshirë edhe një fëmijë kanë pësuar lëndime nga incidenti, ka shkruarLe Republica.

Një hetim ka nisur për shkakun e djegies. Videot e postuara në internet tregojnë aeroplanin e pasagjerëve të përfshirë nga zjarri.

the authorE B