Analisti dhe gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi është treguar i ashpër me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët hodhën gaz në Kuvend duke penguar votimin e demarkacionit me Malin e Zi.
“Kur jemi te ky etiketimi i famshëm “tradhëti”… A është “tradhëti” ndaj qytetarëve nëse i ke në xhep pasaportat e dy shteteve, kurse voton kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve të cilët i përfaqëson?”, ka pyetur ai.