Sport

Adnan Januzaj: Ky trajner më shkatërroi karrierën

Adnan Januzaj pretendon se ish-trajneri Louis van Gaal shkatërroi karrierën e tij te Manchester United.

Kosovari me pasaportë belge u aktivizua me ekipin e parë në moshën 18 vjeçare kur trajner ishte David Moyes.

Pas sezoneve të rëndësishme në huazim te Borussia Dortmund dhe Sunderland , ai u shit në Real Sociedad këtë verë.

Januzaj beson se lojtarëve të rinj duhet t’u jepet besimi nga menaxheri i tyre. Ai për “The Mirror” të ka thënë: “Nuk kam pasur shanse, me të vërtetë”.

“Ai [Van Gaal] nuk po më jepte sinjalet e duhura për të luajtur lojën time”.

“Isha ende vetëm një lojtar i ri. Kur ju keni një lojtar të ri, një menaxher duhet t’u japë atyre besim. Le të luajnë e të rriten”.

“Natyrisht, kjo nuk ndodhi me Van Gaal, kështu që ishte një sezon shumë i vështirë për mua. Para kësaj, David Moyes më kishte besuar mua nga dita e parë”.

“Ai e kuptoi se isha një lojtar i ri, por kur Van Gaal arriti, gjithçka ndryshoi, progresi im u ndal”.

“Për një lojtar futbolli, gjëja më e rëndësishme është të kemi një menaxher që ju jep shumë besim”