Aktuale

Admiralja e NATO-së thotë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë do të ulën pas zgjedhjeve serbe

Admiralja detare e NATO-s, Michelle Howard, ka thënë se shpreson se tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit do të ulën tash pasi që kanë mbaruar zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Fitorja dërrmuese e kryeministrit Aleksandar Vucic në zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 2 prill, ka thënë ajo për Reuters, mund të ndihmojë në stabilizimin e vendit, transmeton Express.

Howard, e cila e udhëheq Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, tha se shpreson se provokimet e muajve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë do të qetësohen tash pasi zgjedhjet janë mbajtur.

“Tash pasi që zgjedhjet kanë mbaruar, mbase liderët kombëtarë do të përqendrohen në vendet e veta dhe do të qeverisin. Kjo është shpresa ime,” ka thënë Howard./Express/

the authorE B