Ish -Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” Arbana Xharra ka konfirmuar aderimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.
Po ashtu njoftohet se në të njëjtën konferencë për media PDK’së do t’i bashkohet edhe Erëza Vela dhe Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane Arjan Zeka.
Aderimi i Xharrës në partinë e Kadri Veselit do të bëhet publik edhe në një konferencë për media e cila do të mbahet në orën 14:00 në selinë e PDK-së.