Këngëtarja e njohur, diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili, ka zbuluar gjininë e foshnjës së saj.
Ajo ka thënë se është në pritje të një djali, terminin për lindjen e të cilit pritet t’i caktojnë mjekët javën që do të vie, transmeton Klan Kosova.
”Ende nuk e kam caktuar terminin, pritet të më caktohet javën tjetër”, tha këngëtarja.
Ajo më tutje ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që po pret të sjell në jetë.
”Gjinia e fëmijës është djalë. Për mua është e çuditshme sepse ne nuk kemi pasur vëlla dhe me të vërtetë është ndjenjë e papërshkrueshme. Ende nuk mundem me u adaptuar me idenë se është një djalë i vogël këtu brenda meje”, është shprehur Adelina.