Sport

Acarohen raportet Mourinho – Pogba, trajneri thotë se francezi është “virus”

Tjetër lajm i keq vie nga kampi i Manchester United për tifozët e skuadrës.
Sipas raportimeve të fundit të “Daily Record”, raportet mes Jose Mourinho dhe Paul Pogba kanë marrë një kthesë për të keq, transmeton lajmi.net.

Thuhet se portugezi e ka quajtur fituesin e kupës së botës “virus” pas një shkëmbimi të fjalëve në dhomën e zhveshjes.

Kujtojmë se Pogba ka qenë lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga “Old Trafford” tash e sa muaj.

Gjasat për një lëvizje të tillë tashmë rritën pas këtyre fjalëve të “Special One” drejt lojtarit. /Lajmi.net/