Sot në Spanjë ka bërë bujë publikimi i një skandali, ku janë përgjimet telefonike të ish presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, i cili ka paguar për të blerë një mëlçi në mënyrë të paligjshme për transplantin e Erik Abidal.
Mbrojtësit blaugrana iu shfaq papritur një tumor në këtë organ dhe i duhej të kryente menjëherë transplantin.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe vetë lojtari ku tregon se çdo gjë është në përputhje me ligjin.
“Ndihem i detyruar të komunikoj shqetësimin dhe trishtimin tim për lajmin e sotëm për një transplantin e mëlçisë që aludohet se është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Për respektin që kam për familjen time, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që kanë provuar diçka të tillë, do doja të kërkoja falje për përmbajtjen aspak dinjitoze të lajmeve të sotme.
“Kushëriri im Zherard ka dhuruar mëlçinë e tij për të shpëtuar jetën time dhe i jam vërtet mirënjohës. Procedurat dhe protokollet janë ndjekur tërë kohën dhe ekziston i gjithë dokumentacioni për ta provuar”.