Aktuale

Abelard Tahiri do të mbetet ministër, thotë Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka konfirmuar se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk do të japë dorëheqje.

“Ai do të vazhdojë, nuk do të jep dorëheqje. Nuk do t’ia pranojmë dorëheqjen, ai do ta vazhdojë punën e tij”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.

“Abelard Tahiri si ministër i Drejtësisë ka bërë një punë të dëshmuar. Reformat në sistemin e drejtësisë janë ato që më së shumti i duhen Kosovës. Është një ndër ministrat më të mirë në Qeveri”.

“Ai ka pasur një gatishmëri për dorëheqje. E kam takuar, kam biseduar me të dhe nuk ka ndonjë shkak që mund ta vejë në sfidat e reformave që duhet t’i vazhdojë”.

the authorE B