Aktuale

Abdixhiku: PAN nuk i ka numrat, Veseli s’mund të bëhet kryetar

Ish-analisti tashmë deputet nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas shtyrjes së seancës konstituive për nesër në orën 10:00. Abdixhiku ka komentuar edhe kërkesën e PAN-it për pauzë dy orëshe për të mos u kthyer në Kuvend, tutje ai ka thënë se PAN nuk i ka numrat dhe sipas tij Kadri Veseli nuk do të mund të bëhet Kryetar i Kuvendit.
“Veprimet si këto, për blerje kohe, kërcënim e kontrabandë kanë vend në rrethe mafioze – jo në Parlament. Kosova meritonte më mirë në ditën e parë të legjislaturës së re”, shkruan Abdixhiku në FB, transmeton Express.

Ky është statusi i plotë i tij:

E caktojnë seancën vet, vonohen dy orë, s’respektojnë një vend të tërë.

Kërkojnë votim, humbin në votë, se pranojnë këtë votim.

I kërkojnë dy orë shtesë, i marrin tri – s’vijnë sërish. Kërcënojnë me bllokim; bllokojnë.

Veprimet si këto, për blerje kohe, kërcënim e kontrabandë kanë vend në rrethe mafioze – jo në Parlament. Kosova meritonte më mirë në ditën e parë të legjislaturës së re.

Numrat janë, PAN nuk i ka!

Kadri Veseli s’mund të bëhet Kryetar Kuvendi.

the authorE B