Burime të T7 kanë thënë se në mbledhjen e kryesisë ka pasur përplasje mes kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
AAK nuk ka dashur t’i përjashtojë nga kuvendi deputetët e VV’së, me të cilët kishin hedhur bashkë gaz lotsjellës mandatin e kaluar.
Tani, kur në mbledhjen e kryesisë u vendosë që të përjashtohen pesë deputetë të VV’së që kanë hedhur gaz lotsjellës sot në Kuvend, T7 mëson se në seancë pati mosmarrëveshje. Kjo pasi përfaqësuesi i AAK’së ka refuzuar që të përjashtohen deputetët e VV’së.