Pas shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn në gjykatën në Colmar të Francës, ka reaguar AAK-ja duke thënë se shtyrja edhe për një muaj e mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë, është abuzim me drejtësinë.
“Vendimi është i palogjikshëm, dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshme se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë.
AAK, dyshon se shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për menjanimin politik të tij.