Ai është njëri ndër reperët më të njohur në vend.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Gold AG.
Reperi i njohur Gold AG është shumë aktiv në rrjetet sociale.
Madje së fundmi ai ka postuar fotografi ku shihet së bashku me familjen e një politikani të njohur.
Këngëtari Gold AG, është mjaft i afërt me familjen e kryetarit të AAK’së Ramush Haradinaj.
Madje Goldi kishte dalë në përkrahje të Ramushit derisa ai ishte në Francë.
Një nga këngë e tij të fundit mban titullin “Në Dukagjin”, ndërsa Gold AG në videoklipin e saj shihet me veshje kombëtare por edhe me uniform të UÇK’së.
Falë kësaj kënge duket se ai ka gjetur përkrahje të madhe nga politikanët e partisë së AAK’së që disa prej tyre vin nga kjo anë e Kosovës.
Reperi njihet për afërsinë e madhe që e ka edhe me deputetin Daut Haradinaj, ndërsa është parë shpesh në shoqërinë e deputetëve të tjerë të AAK’së,
A mos po shikon mundësinë që Arian Agushi, të hy në politikë siç bën edhe disa kolegë të tij?
Kjo mbetët të shihet.