Tryeza e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur gjitha subjektet politike, duke përfshirë edhe ato joparlamentare.
Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura për media. Mirëpo, mësohet se disa prej partive janë shprehur pro që të vazhdohen takime të tilla.
Ndonëse në disa mediume u përmend që partia e Isa Mustafës është duke këmbëngulur për mbajtje të zgjedhjeve, një gjë e tillë nuk është folur fare në këtë takim.
“LDK, PDK dhe VV janë pro vazhdimit të tryezave, por as LDK dhe as VV nuk i përmenden zgjedhjet”, thonë burime të “Indeksonline” brenda takimit.
Ndërsa, përfaqësuesit e komuniteteve kanë parashtruar disa ankesa në drejtim të partive që ndodhen në pushtet.
“Të kemi hapësira më shumë dhe avancimi në të drejtat tona”, ishte kërkesa e tyre.
Ndryshe, të pranishëm në takim janë Agim Veliu i LDK-së, Glauk Konjufca i VV-së, Memli Krasniqi i PDK-së, Dardan Sejdiu i GDP-së, Bilall Sherifi i Nismas, Blerim Kuçi i AAK-së, Ilir Deda i Alternativës, Agim Bahtiri i AKR-së, Valon Murati i LB-së dhe minoritetet.