Sport

A e keni ditur këtë detaj interesant për Ronaldon?

Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk është mendjemadh siç mendojnë njerëzit Kjo mund të shihet edhe në atë se pse Ronaldo nuk ka asnjë tatuazh në trupin e tij.

Të rrallë janë futbollistët të cilët nuk kanë bërë ndonjë tatuazh në trupin e tyre dhe Topi i Artë bënë pjesë në këtë listë.

Ronaldo kishte treguar edhe arsyen se pse nuk ka bërë ndonjë tatuazh, përgjigje kjo e cila ishte mirëpritur nga të gjithë njerëzit.

“Unë nuk kam tatuazhe sepse dhurojë gjak shumë shpesh”, kishte deklaruar futbollisti portugez kur ishte pyetur se pse nuk ka tatuazh në trupin e tij nga Firetta News, shkruan rtv21.tv.

Nëse keni ndonjë tatuazh në trup atëherë, ngjyra e cila vendoset në lëkurën tuaj mund të shkaktojë infeksione në gjak dhe si rezultat i kësaj nuk mund të dhurosh gjak./21Media