Sport

A duhet të anulohet sezoni? LeBron James jep mendimin e tij

LeBron James ka dhënë një qëndrim të prerë sa i përket dilemës nëse duhet ose jo të vazhdojë sezoni.

Gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar zëra se agjenti i LeBron James është shprehur kundër rifillimit të sezonit, duke mbështetur mundësinë për anulimin e sezonit.Por, këtyre zërave iu ka reaguar ‘Mbreti’, duke thënë se askush nuk duhet të anulojë sezonin.“Askush që unë e njoh nuk thotë diçka të tillë”, ishte përgijgja e James, transmeton lajmi.net.“Sapo të jemi të sigurt, ne do të donim të mbaronim sezonin tonë. Jam i gatshëm dhe skuadra jonë është e gatshme”, ka shtuar LBJ.“Askush nuk duhet të anulojë diçka”, ishin fjalët e LeBron,James dhe skuadra e tij ishin në një formë të shkëlqyer para suspendimit të sezonit dhe shiheshin në mesin e favoritëve për të triumfuar. Ata sikur të gjitha skuadrat po presin për një vendim të NBA. /Lajmi.net/