Sport

A do të largohet Ribery nga Bayerni në fund të sezonit?

Franck Ribery, i cili ka kontratë me Bayern Munichun deri në fund të këtij sezoni, shpreson të vazhdojë bashkëpunimin me gjigantin nga Bundesliga.

Kontrata e Franck Riberys me Bayern Munichun do të skadojë në fund të këtij sezoni. Por, ylli francez shpreson që të vazhdoj bashkëpunimin me kampionin e Gjermanisë.

“Ndoshta unë jam këtu edhe për dy ose tre vjet të tjera. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë jam në formë të mirë, pjesa tjetër do të vijë”, ka deklaruar ai për Goal.com.

I pyetur nëse ai shpreson se do të jetë në Bayern edhe sezonin e ardhshëm, 33-vjeçari tha: “Unë shpreso”, përcjell Express.