Gareth Bale mund të rikthehet në Premierligë.
Ylli i Kombëtares së Uellsit është paraqitur papritur si një alternativë e orëve të fundit te skuadra e Tottenham Hotspur.
Daily Mail raporton se Tottenham ka zhvilluar bisedime me Real Madridin në lidhje për një marrëveshje të mundshme për Gareth Bale, përcjell lajmi.net.
Spurs duken të hapur të rikthejnë në skuadër Bale, i cili në të kaluarën ka pasur disa sezone të mira në veri të Londrës.
Problemi i vetëm që është paraqitur deri më tani, është paga e lartë e Bale, që mund të jetë e papërballueshme për Tottenham./Lajmi.net/