Aktuale

A do të bashkëpunojnë GDP-ja me Vetëvendosjen? Flet Fisnik Ismaili

Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk e përjashtojnë mundësinë që në të ardhmen të kenë bashkëpunim me Lëvizjen “Vetëvendosje”, ndonëse ndarjen e kishin “të dhimbshme”.

Kështu të paktën ka konfirmuar në një emision televiziv në RTK, Fisnik Ismaili.

Ai theksoi se GDP-ja është duke u përgatitur në formimin e partisë së re dhe se, sipas tij, rezultatet do të tregohen pas mbajtjes së zgjedhjeve, transmeton Indeksonline

“Nesër pasnesër mundemi me bashkëpunu përsëri. Përndryshe, secili rrugës vet. Konsolidohemi dhe votuesi vendos. Nëse s’kalojmë mirë në zgjedhjet e ardhshme atëherë është faji jonë”, është shprehur ai.

the authorE B