ShowBiz

Flori konfirmon ndarjen me DJ-në e tij

Producenti i njohur Flori Mumajesi dhe Dj Vicky kanë realizuar dy bashkëpunime të cilët janë kthyer në hite menjëherë dhe numërojnë me miliona klikime në Youtube. Është e pamudnr që sa herë kjo dyshe performon, e gjithë salla të mos ngrihet në këmbë dhe të këndojë në kor dy “Nallanet” e tyre.

Më tepër se kolegë, Flori dhe Viki janë miq shumë të mirë të cilët jo rrallëherë i kemi parë bashkë, madje shpesh komunikimi mes tyre na ka bërë dhe për të qeshur.

Megjithatë duket se diçka ka ndodhur. Vetëm pak orë më parë producenti i njohur, ka postuar një foto ku shfaqet në krah të Vikit edhe pse shkrimi bashkangjitur fotos nuk është edhe aq miqësor (në dukje).

“Me DJ Vickyn me të cilin nuk do punoj më… Faleminderit për bashkëpunimin.”- shkruan Flori.

the authorE B