Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha njihet edhe për afërsinë familjare me deputeten e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe duket se lidhja mes tyre është mjaft e fortë.
Në postimet e fundit në rrjete sociale Bebe ka treguar se ka marrë një vizitë mjaft të këndshme, pikërisht kushërirën e saj të vogël, Erën vajzën dhe Kryemadhit dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Era dhe Bebe kanë treguar gjithnjë afërsi mes tyre, edhe në periudhën kur Bebe zhvilloi koncertin në Tiranë ato kanë qëndruar gjithnjë pranë./Gazeta Express/