Sport

City ofron 63 milionë euro për një mbrojtës (Foto)

Manchester City e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin John Stones

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës që të transferojnë mbrojtësin e Evertonit, John Stones.

Ai beson se Stones ka potencial të madh dh mund të jetë lider i skuadrës së tij në mbrojtje, shkruan talkSPORT.

City për shërbimet e tij është gati që të paguaj 63 milionë euro, duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.