Aktuale

Vizita e McCain në Kosovë lajm edhe për mediat ndërkombëtare (Video)

Vizita që senatori amerikan po ia bën shtetit të Kosovës që nga dita e djeshme dhe e cila vizitë po vazhdon edhe sot, është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare.

ABCNews në shkrimin e saj për senatorin dhe vizitën e tij në Kosovë citon kryediplomatin amerikan t’i ketë bërë thirrje Kosovës që ta vazhdojë dialogun me Serbinë duke thënë se është mënyra e vetme për një të ardhme të begatë dhe të sigurt.

“Senatori Republikan ishte në Prishtinë të enjten si pjesë e turit të tij rajonal. Ai tha se pavarësisht rritjes së tensioneve, ishte i sigurt se zotimi i SHBA’së për një Evropë të lirë, paqësore dhe të kompletuar, nuk ka ndryshuar”, shkruan ABCNews në lajmin e saj për senatorin.

McCain përveç dialogut foli edhe për Ushtrinë dhe shprehu qëndrimin tashmë të njohur të SHBA’s për shndërrimin e FSK’së në Ushtri.

Kosova nuk priti dje vetëm senatorin amerikan McCain, por një vizitë të rëndësishme e pati edhe nga ministri i Jashtëm Gjerman Sigmar Gabriel.

Euronews shkroi për vizitën e të dyve, dhe kërksën e njëjtë që të dy diplomatët ia bënë Kosovës sa i përket ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi dhe dialogun me Serbinë.

“Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, dhe është njohur nga 114 kombe, por jo nga Serbia. Që nga dhjetori,marrëdhëniet mes dyja shteteve kanë qenë veçanërisht të tensionuara”, shkruan ndër tjerash Euronews.

the authorE B