Aktuale

Prizren: Policia konfiskon mjete për bluarjen dhe matjen e drogës

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një bimë (0.19 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale e cila dyshohet se ka shërbyer për matjen e narkotikëve, tre grindura që shërbejnë për bluarjen e narkotikëve, fara të ndryshme (0.20 gram) për lëndë narkotike, një substancë e ngurtë (0.97 gram) që dyshohet të jetë e llojit kokainë, tri paketime të mbështjella me foli alumini (1.58 gr) me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një telefon mobil i llojit “I-PHONE” një telefon “Samsung”.

Kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

the authorE B