Sport

Zyrtare: Barcelona transferon edhe një futbollist (Foto)

Barcelona ka njoftuar se e ka transferuar Samuel Umtiti nga Lyoni

Kampioni i Spanjës, Barcelona ka siguruar edhe një përforcim. Fjala është për mbrojtësin e Francës, Samuel Umtiti.

Ekipi nga Camp Nou ka njoftuar se e ka blerë reprezentuesin e Francës nga Lyoni për 25 milion euro, përcjell Express.

Umtiti, klauzola e të cilit do të jetë 60 milion euro, ka nënshkruar me gjigantit nga La Liga për pesë vite.

Barcelona më herët ka transferuar mesfushorin spanjoll, Denis Suarez nga Villareali.