Aktuale

​Basha: Nuk regjistrohemi për zgjedhje fasadë

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha përsëriti se PD nuk do të regjistrohet në zgjedhjet që ai i quajti fasadë.

“Na jep KQZ-në, por çfarë duhet ajo kur ti ke krimin, drogën dhe policinë që e ke shndërruar në repart ushtarak të krimit. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të qeverisë së krimit dhe korrupsionit. Na jep KQZ-në, por çfarë duhet ajo kur ke krimin, drogën dhe policinë që e ke shndërruar në repart ushtarak të krimit. Nuk regjistrohemi për zgjedhje fasadë”, iu drejtua Basha kreut të qeverisë

.Kreu i Partisë Demokratike shtoi se Edi Rama ende nuk ka reaguar për vrasjen e Artan Çukut, ashtu siç nuk flet për drogën e gjetur në Përmet.

“Ka humbur lidhjet me realitetin, jeton në flluskën e tij, i rrethuar me milionat e korrupsionit”, theksoi Basha.

the authorE B