Rajon & Botë

Koreja Veriore e teston dhe e hedh raketën balistike në Detin e Japonisë (Foto)

Koreja Veriore e ka testuar sot një raketë balistike duke e hedhur atë në Detin e Japonisë nga porti i vet lindor, Sinpo.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka thënë se raketa ka fluturuar rreth 60 kilometra, transmeton Express.

Ky është testimi më i fundit që Veriu e ka kryer në ndjekje të synimit të vet për të zhvilluar një raketë bërthamore.

Testimi u krye në prag të vizitës së presidentit të Kinës, Xi Jinping, në SHBA për t;u takuar me presidentin Donald Trump.

Xi dhe Trump do të diskutojnë se si të frenojnë programet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut, me SHBA-në që po e rrit presionin në Kinën, aleatin historik të Veriut, për t’i ndihmuar më shumë rreth kësaj çështje.

Gjatë një interviste së fundmi, Trump ka thënë se nëse Kina s’e zgjidh Korenë Veriore, atëherë do ta bëjë SHBA-ja.

the authorE B