Aktuale

Në 36 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

Në Prishtinë këtë të diel është shënuar 36 vjetori i rënies së dëshmorëve, Naser Hajrizi dhe Asllan Pierva.

Në një ceremoni të mbajtur në kinemanë “ABC”, u tha se Hajrizi dhe Pireva janë dëshmorët e parë të demonstratave të vitit 1981, njofton Klan Kosova.

Për nder të veprës së tyre aty është shfaqur një dokumentar i titulluar “Për ty atdhe”.

Veprimtari Jashar Alija ka thënë se kujtimi për këta dy dëshmorë do të jetë i përjetshëm.

Pas ceremonisë përkujtimore do të vendosen edhe lule të lapidari i dëshmorëve në Prishtinë.

the authorE B