Aktuale

Serbët presin ndryshime pas zgjedhjeve presidenciale serbe

Qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut, presin ndryshime pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

Për KosovaPress, shumë serbë që po marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale serbe, thonë se po të mos prisnin ndryshime nuk do të dilnin në këto zgjedhje fare.Qytetarja nga Veriu i Mitrovicës, Millanka, pret që pas këtyre zgjedhjeve asaj t’i rregullohet pensioni.“Pres nga këto zgjedhje gjitha të mirat…Për mua mjafton që marrw me rregull pensionin…Normalisht, pres të mira për qytetarët, tamam puna të mos pres, ndryshe nuk kishim ardhur fare për të votuar”, thotë ajo.

Qytetari tjetër serb Bojiq, shpreson të ketë më shumë paqe, liri dhe jetë me të mirë për të gjithë, jo vetëm për serbët.Ndërsa, Milijana Knezheviq, pret jetë me të mirë për të gjithë.

Qytetarët serbë të Kosovës që kanë shtetësi edhe të Serbisë, po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale serbe./KosovaPress/

the authorE B