Tech

Samsung Galaxy S8: Cilat janë risitë?

Lirisht mund të themi se prezantimi i serisë së telefonave Galaxy S8 paraqet kthesë për Samsung.

Edhe pse kompania çdo vit sjell telefona të shkëlqyeshëm, modelet e reja janë pritur me vëmendje të posaçme dhe përshtypja e përgjithshme është se nuk kanë dëshpëruar, por e kundërta.

Seria e re e telefonave Galaxy S ka sjellë risi të shumta.

1. Samsung Galaxy S8 para se gjithash ka sjellë Inifinity Display, i cili hedh raportin standard 16:9 të skajeve dhe zotëron 18,5:9. Ekrani i ri praktikisht nga skaji në skaj nga të gjitha anët, me hapësirë minimale për kamerë në pjesën e sipërme.

2. Display për rezolucion më të madh (2590 x 1440) dhe raporte impresive të ekranit-pjesa e poshtme prej 83 për qind.

3. Bixby AI asistenti virtual që luan rol kryesor te risitë e softuerit.

4. Inifinity Display i ri është aq i madh sa nuk ka hapësirë për tastierë fizike, prandaj kemi barin navigues në ekran derisa skaneri për gjurmët e gishtërinjve ka gjetur vendin e tij mbrapa.

5. Ndryshimet e dizajnit kanë arritur edhe deri tek interfejsi i përdoruesit, ashtu që UI ka fituar shtresë të re të ngjyrës me ikona plotësisht të ridizajnuara, si dhe disa ndryshime të vogla të interfejsit.

6. Iris skaneri për njohjen e fytyrës.

7. Përditësimi i kamerës së parme me autofokus në fytyrë.

8. Dëgjueset AKG në pakon e telefonit.

9. Samsung Galaxy S8 do të jetë i pranishëm në pesë ngjyra. Në SHBA do të jenë ngjyrat e zezë, e hirtë orkide dhe e argjendtë, derisa e kaltra dhe ngjyra e artë do të jenë në tregun ndërkombëtar, transmeton KosovaPress.