Sport

De Biasi: Ja pse Gashi nuk po grumbullohet në Kombëtare

Gianni de Biasi ka folur edhe për mos grumbullimin e Shkëlzen Gashit në Kombëtaren Shqiptare.

Trajneri italian në ‘Opinion’ te Blendi Fevziu, ka thënë se Gashi sapo është kthyer nga lëndimi, dhe se ai e ka në konsideratë atë.

“Gashi vjen nga një dëmtim, është rikthyer prej dy ndeshjesh në kampionatin amerikan. Është një lojtar, që ne e kemi në konsideratë, që në Kampionatin Evropian luajti pak, vetëm 15 minuat kundër Zvicrës dhe kaq. Duke humbur një rast mjaft të mirë, të themi të vërtetën”, deklaroi trajneri italian./Lajmi.net/