indikata e Shërbimit Civil të Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me tërheqjen e Ligjit për Pagat e Shërbyesve Civil dhe për fatin e të gjithë të punësuarve në Shërbimin Civil të Kosovës.
Kryetari i kësaj sindikate Mursel Zymberi, ka kërkuar zbatimin e ligjit për pagat, meqë sipas tij kjo kategori është në situatë tejet të pafavorshme.Zymberi në emër të kësaj sindikate ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës nivelizim të pagave me sektorët e tjerë, trajtim të merituar për të punësuarit profesionalë, njohja e përvojës së punës për punonjësit e administratës si dhe të krijohen kushte të barabarta në të gjithë Shërbimin Civil.
Zymberi ka folur edhe për cilësinë e punës në administratë, duke akuzuar Qeverinë për punësime të siç ka thënë ai, njerëzve të klaneve dhe grupeve të ndryshme.Për këtë, ai është shprehur se do të angazhohen në publikimin e ndërhyrjeve të mundshme në konkurse publike, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.Sindikata e Shërbimit Civil ka paralajmëruar reagimet e tyre do të jenë edhe më të zëshme, në rast të mospërfilljes së nevojave të tyre nga Qeveria.