Një avion i sapo nisur nga Londra u detyrua të bënte një ulje emergjente sepse të gjithë pasagjerët po “luftonin për të marrë frymë” , pak pasi kabina uli e presion e ajrit
Avioni ishte drejtuar për në Ukrainë por u detyrua të ulej në aeroportin e Amsterdamit këtë mëngjes, shkruan “Daily Star”. Fluturimi ka bërë një telefonatë emergjente rreth orës 9.45 për shkak të mungesës së ajri.
Avioni “Boeing 767 u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit edhe pse ishte nisur për në qytetin polak të Rzeszow.
Nuk raportohet për pasagjerë të lënduar dhe avioni tani është duke u kontrolluar nga shërbimet e aeroportit, por nuk pritet të fluturojnë sërish.