Marcelo Bielsa ka zbuluar pse ka dhënë dorëheqje nga Lazion ende pa e nisur punën
Marcelo Bielsa ka dhënë dorëheqje nga Lazio ende pa u prezantuar te skuadra romake. Ish trajneri i Atletico Bilbaos dhe Marseilles ka zbuluar arësyjen e largimit nga ekipi romak, ende pa e nisur punën.
“Pas katër javë pune ne nuk kemi mundur të nënshkruajmë me asnjë nga shtatë lojtarët që kishim në programin e punës të miratuar nga presidenti Claudio Lotito”, ka zbuluar Beilsa.
“Unë gjithashtu kam marrë parasysh largimin e 18 lojtarëve të cilët ishin të përfshirë në sezonin e kaluar. Ne ram dakord për zbatimin e programit të punës që të nënshkruanim të paktën me katër futbollistët para 5 korrik, me qëllim që ata të jenë në përgatitje para-sezonale”, ka theksuar ai.
Bielsa ka mohuar spekulimet e mediave se ka dhënë dorëheqje nga Lazio për ta marrë drejtimin e Argjentinës, e cila ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Gerardo Martino.




















